Vendosni fjalën kyçe....

Gal Gadot përballet me kritika në rrjet pas postimit për situatën në Izrael


Aktorja Gal Gadot është kritikuar në rrjet pas një postimi që ka bërë në “Twitter”, lidhur me përshkallëzimin e dhunës në Izrael dhe në Gaza.

Aktorja izraelite dhe ish-Miss Izraeli shkruante në këtë postim se “Izraeli meriton të jetojë si një komb i lirë dhe i sigurt” dhe se “fqinjët tanë meritojnë të njëjtën gjë”.

Mirëpo jo të gjithëve iu duk politikisht korrekt postimi i aktores së “Wonder Woman”.

“Zemra po më thyhet. Vendi im është në luftë. Unë shqetësohem për familjen time, miqtë e mi. Shqetësohem për njerëzit e mi. Ky është një cikël i mbrapshtë që ka zgjatur për shumë kohë.

Izraeli meriton të jetojë si një komb i lirë dhe i sigurt. Fqinjët tanë meritojnë të njëjtën gjë.

Unë lutem për viktimat dhe familjet e tyre. Unë lutem që kjo armiqësi e paimagjinueshme të marrë fund, lutem që udhëheqësit tanë të gjejnë zgjidhjen që të mund të jetojmë krah për krah në paqe. Unë lutem për ditë më të mira.”– shkruan ajo.

Ndërsa ishin të shumtë ata që i vlerësuan këto fjalë, shumë të tjerë nuk ranë dakord me qëndrimin e Gadot për situatën në Lindjen e Mesme.

Kjo për shkak se ajo thotë “fqinjët” dhe nuk i përmend palestinezët në emër. Dhe fakti që në rininë e saj, Gadot ka bërë dy vjet shërbim të detyrueshëm ushtarak, nuk ndihmoi shumë në këtë mori kritikash.

“Ajo s’mundet as të thotë fjalën palestinezë”- shkruan një përdoruese e Twitter-it. Gadot u detyrua të bllokojë komentet për shkak të kritikave të shumta dhe urrejtjes që mori.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *