Vendosni fjalën kyçe....

Hollësitë e operacionit ‘Baron’ ku u kap efektivi i RENEA-s e u sekuestrua 1 kg kokainë (Video)


Policia ka dhënë hollësi lidhur me operacionin ku u kap 1 kilogram kokainë e ku u arrestuan tre persona, njëri prej të cilëve efektiv i RENEA-s.

Operacioni i koduar ‘Baron’ u zhvillua në Ndroq ndërsa hetimet kishin nisur prej disa javësh.

Në pranga ranë efektivi i RENEA-s, 28-vjeçari Xhulio Liçi banues në Fier, 43-vjeçari me inicial L.G., banues në Vorë dhe 62-vjeçari me iniciale D.N., banues në Tiranë.

Njoftimi

“Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “BARON”

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e   Narkotikëve në DVP Tiranë.

Sekuestrohet 1 kilogramnë e 88 gramë lëndë narkotike Kokainë.

Vihen në pranga tre persona.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme  kundër veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikeve Specialistët e Seksionit për Hetimin e narkotikëve në DVP Tiranë , bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “BARON”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

L.G, 43 vjeç, banues në Vorë, XH.L, 28 vjeç (punonjës policie)  banues në Fier dhe D.N, 62 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

Mbi bazën e informacioneve të marra nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve  në DVP Tiranë se shtetasit D.M dhe L.G, në bashkëpunim me njëri-tjetrin  merreshin me veprimtari kriminale  në fushën e narkotikëve konkretisht duke blerë kokainë në sasi 1 deri në 2 kilogramë,  dhe më pas duke e shitur atë në zona të ndryshme të Tiranës ,si dhe në kufi me qarkun e Durrësit me qëllim shmangien e prezencës policore, kanë organizuar punën duke i mbajtur nën vëzhgim.

Në aksin rrugor Tiranë -Durrës, rruga e vjetër në zonën e Ndroqit , shtetasi XH.L dhe D.N, janë kapur në flagrancë së bashku me shtetasin L.G, me një pako lëndë narkotike Kokainë.

Në cilësinë e provës materiale u sekeustrua lënda narkotike me peshë totale 1 kilogramë e 88 gramë, dy automjete, pesë aparate celular dhe një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i  kaluan Prokurorisë  së rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *