Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneveka kërkuar më shumë kohë për të marrë vendimin mbi zgjedhjet në Qarkun e Beratit.
Në mbledhjen e zhvilluar sot me përfaqësuesit ligjorë të PD e LSI që kanë ankimuar rezultatin në këtë qark e kanë paraqitur prova duke kërkuar pavlefshmërinë e zgjedhjeve e ripërsëritjen,
KAS ka vendosur që ta japë vendimin për këtë qark ditën e nesërme në orën 10:00 të mëngjesit.
KAS gjithashtu njoftoi se po vlerëson mundësinë e sigurimit të provave shtesë, të cilat i cilëson si të domosdoshme për të vlerësuar drejt kërkesat e subjekteve ankuese.