Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur sot në këtë institucion, një grup fëmijësh të shkollave të ndryshme të vendit.
Ai ka publikuar disa foto me fëmijët nga shkallët e Presidencës, ndërsa shprehet se e kanë zbukuruar edhe më shumë institucionin në këtë ditë pranverore.
“Në këtë ditë kaq të bukur pranverore, Presidenca u zbukurua sot edhe më shumë, nga vizita e një grupi fëmijësh të shkollave të ndryshme të vendit, që i mikprita në kuadër të një programi të tyre për njohjen e institucioneve të larta të shtetit shqiptar.”- shkruan Meta.