Vendosni fjalën kyçe....

Policia kontrolle te “5 Maji” pas vrasjes së Mehmet Qemës, shpërthen derën e një magazine dhe hyn brenda


Policia kontrolle te “5 Maji” pas vrasjes së 27-vjeçarit, shpërthen derën e një magazine dhe hyn brenda, dyshime për aktivitet të paligjshëm

Disa ditë pas vrasjes së Mehmet Qemës në Tiranë, policia sot ka zhvilluar një aksion në zonën ku ndodhi krimi.

Sipas televizionit “News24,” operacioni u zhvillua në rrugën “5 Maji”, ku u kontrollua një magazinë që është marrë me qira nga shtetasi me iniciale K.P.

Kjo pasi dyshohet se në atë magazinë, zhvillohet aktiviteti i paligjshëm i prodhimit të monedhave elektronike.

Policia ka shpërthyer derën e magazinës dhe është futur brenda, ku ka gjetur dhe sekuestruar një karikator me një fishek brenda. Dyshohet se magazina përdorej nga viktima Qema, ku prodhoheshin monedhat elektronike.

Për ngjarjen po heton edhe krimi ekonomik, pasi në lokal dyshohet se është gjetur edhe një makineri e cila gjeneron bitcoin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *