32 persona në Kukës janë proceduar për ndërtim të paligjshëm.
Sipas policisë ata po ndërtonin shtëpi banimi një deri në trekatëshe. Po kështu janë proceduar penalisht edhe 5 punonjës të bashkisë.
Drejtori i Urbanistikës pranë Bashkisë Has, Inspektori i IMT Bashkia Has, Kryeinspektor i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për Qarkun Kukës, Kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kukës, Kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Tropojë, pasi akuzohen se kanë lejuar ndërtimet e paligjshme.
Procedimet vijnë pasi kryeministri Rama shpalli nisjen e aksionit për mbrojtjen e kontrollin e territorit.