Protestuesit marshuan në Barcelonë, me bilbila dhe fishekzjarre në një demonstratë kundër mbylljeve të planifikuara të impianteve të prodhimit të makinave. Punëtorët akuzojnë qeverinë lokale për dështimin për të gjetur alternativa.
Të paktën 700 persona marshuan të enjten në kryeqytetin e rajonit të Katalonjës, njoftoi media lokale. Protestuesit u ranë bilbilave dhe ndezën fishekzjarre jashtë një ndërtese qeveritare në qendër të Barcelonës.
Punëtorët dhe anëtarët e sindikatës mbajtën pankarta ku shkruhej ‘Ne kërkojmë të ardhme të vërtetë’ dhe ‘Ne nuk do të dorëzohemi’.
Punonjësit e ndërmarrjes shumëkombëshe thanë që protesta është një thirrje zgjimi për autoritetet, pasi njerëzit duan një zgjidhje të shpejtë para se tre fabrika ‘Nissan’ në zonën e Barcelonës të mbyllen deri më 31 dhjetor. Rreth 3,000 njerëz punojnë në impiante , ndërsa deri në 20,000 të tjerë, përfshirë furnitorët, janë të përfshirë në mënyrë të tërthortë.
Gjiganti japonez i automobilave njoftoi më herët planet për të mbyllur fabrikat në Spanjë. ‘Nissan’ tha në atë kohë se vendimi ishte pjesë e një plani ristrukturimi në të gjithë botën dhe mund t’i kursente deri në 1.5 miliardë euro.
Ajo shkaktoi demonstrata të mëdha në Barcelonë me mijëra që dolën në rrugë. Pas një serie protestash që zgjatën për javë të tëra, u arrit një marrëveshje për të shtyrë mbylljet dhe për të provuar gjetjen e një mundësie për të punësuar banorët e rajonit.