Shërbimi shëndetësor i Irlandës ka mbyllur përkohësisht sistemin e saj të IT-së pas një sulmi kibernetik.
Ekzekutivi i Shërbimit Shëndetësor (HSE) tha se kishte marrë si masë paraprake mbylljen e sistemeve të tij, për t’i mbrojtur më tej ato dhe për të vlerësuar situatën.
Ministri i shëndetësisë i Irlandës, Stephen Donnelly, tha se incidenti kishte “një ndikim të rëndë në shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe social”.
Por ai theksoi se shërbimet e urgjencës vijuan pavarësisht kësaj, shkruan BBC.
Spitali Kombëtar i Maternitetit në Dublin gjithashtu tha se do të kishte një “përçarje të konsiderueshme” në shërbimet e tij të premten “për shkak të një problemi të madh IT”.
‘Ndikim i rëndë në shërbimin shëndetësor’
Ai u ka kërkuar falje pacientëve dhe publikut dhe ka thënë se do të jepte informacione të mëtejshme pasi të jetë në dispozicion.
Në një postim, ministri Donnelly tha se departamenti i tij po punon për të siguruar mbrojtjen e sistemeve dhe informacionit. Ai shtoi se vaksinimet dhe testimet Covid-19 do të vazhdonin normalisht.