Vendosni fjalën kyçe....

Shitet për 100 milionë dollarë piktura e Pikasos, e pesta vepër nga piktori spanjoll që kap këtë shifër


Një pikturë nga Pablo Picasso është shitur për më shumë se 100 milionë dollarë , duke shënuar veprën e pestë nga artisti spanjoll që shitet për një shumë prej nëntë shifrash.

‘Gruaja Ulur Afër një Dritareje’ (Marie-Therese) u shit për 103.4 milion dollarë të enjten në shtëpinë e ankandeve Christie’s në Nju Jork.

Shtëpia e ankandit kishte vlerësuar se piktura do të shitej për 55 milionë dollarë.

Vepra, e titulluar ‘Femme Assise Pres d’Une Fenetre’ (Marie-Therese) në Spanjisht, u shit pas 19 minutash ofertimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *