Vendosni fjalën kyçe....

47-vjeçarja humb drejtimin e mjetit e përplaset me stacionin e urbanit në Tiranë, plagosen dy këmbësore


Dy këmbësore janë lënduar në Tiranë, pasi janë përlasur nga një makinë.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e ‘Vasil Shantos’, ku 47-vjeçarja me inicialet F.Z., ka dalë nga rruga me mjetin e saj duke përfundar në një stacion autobusi.

Dy këmbësoret e lënduara në aksident janë dërguar në spital ku janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.05.2021, rreth orës  20:55, në Vasil Shanto, mjeti me drejtuese shtetasen F. Z., 47 vjeçe, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një stacion autobuzi. Si pasojë ka aksidentuar dy këmbësore të cilat u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *