Anëtari i KAS-it, Ledio Braho, ka shpjeguar se për të shpallur pavlefshmërinë e zgjedhjeve në një qark, duhet që nga 5 anëtarët e KAS-it (3 të propozuar nga PS, 2 nga PD), 4 të votojnë pro këtij vendimi.
Gjatë një interviste në Report TV, ai tha se fillimisht duhet që KAS të shpallë pavlefshmërinë një një ose disa qendra votimi e më pas nëse plotësohen kushtet ligjore mund të shpallet pavlefshmëria në zonat zgjedhore, siç e kanë kërkuar PD e LSI.
“Së pari duhet të arrihet në pavlefshmëri të një apo më shumë QV, kërkesa e PD dhe LSI, janë për pavlefshmëri të zonave zgjedhore, pra të qarqeve, dhe neni 160 i Kodit Zgjedhor parashikon që pavlefshmëria, pra a jemi në kushtet e pavlefshmërisë, atëherë kur konstatohen shkelje të rënda të ligjit, jo vetëm të Kodit Zgjedhor dhe specifika e pavlefshmërisë është se duhet së paku 4 vota që të pranohet një kërkesë e tillë. Pra duhen 4 anëtarë të KAS që të mbështesin një kërkesë të tillë. Deri më tani ne nuk kemi marrë asnjë vendimmarrje as për rastin e Gjirokastrës dhe as të Beratit. Besoj se do të duket standarti i KAS në rastin e parë. Kërkesat që ngre PD janë pothuajse të njëjta, që kanë të bëjnë me cenim të vullnetit të votuesit para ditës së zgjedhjeve. Nëse do bëhen 4 anëtarë të KAS që jemi në kushtet e shkeljeve të rënda të ligjit, patjetër që mund të jemi në kushtet e marrjes së një vendimi për pavlefshmëri dhe patjetër që ajo sjell rastin që duhet të përsëriten zgjedhjet në këto zona zgjedhore.” – tha Braho.