Vendosni fjalën kyçe....

Anëtari i KAS tregon se kur shkohet në rinumërim votash


Anëtari i KAS, Ledio Braho, tha mbrëmjen e sotme se rinumërimi në disa qarqe është i mundshëm.

Sipas tij, nëse pas hapjes së kutive me materiale zgjedhore do zbulohet se një nga nga qendrat e votimit ka pasur parregullesi mund të shkohet në rinumërim.

Ai tha se për këtë mjaftojnë 2 vota pro nga 5 anëtarët e KAS. Braho shtoi se deri tani rinumërim ka kërkuar vetëm LSI në qarqet Berat e Durrës, ku rezultati ka qenë mjaft i ngushtë.

“Patjetër që mund të shkohet në rinumërim, por duhet të kemi parasysh që deri më tani vetëm për 2 qarqe është kërkuar rinumërimi në Berat dhe Durrës. Pra në qarkun e Beratit, pas hapjes së kutive të votimit të materialeve zgjedhore, pas vendimmarrjes së KAS, nëse do konsiderojmë se në ndonjë nga qendrat e votimit si të pavlefshme apo jo, atëherë do të bëhet edhe rinumërimi i votave në bazë të kërkesës së LSI, apo kërkesës që 2 anëtarë të KAS, pra mundet që 2 anëtarë të KAS të kërkojnë rinumërimit. Pra nga provat e LSI, ka pretendime për vlerësim të gabuar të fletëve të votimit dhe kjo do i shërbejë një procesi zgjedhor të drejtë, aq më tepër kur në qarqe si Berati apo Durrësi numri i votave, diferenca mes LSI dhe PS është e vogël dhe mund të sjellë ndryshim mandatesh.” – tha Braho..


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *