Një lokal në kryqëzimin mes rrugës Muhamed Gjollesha dhe asaj Myslym Shyri është djegur nga flakët mesnatën e djeshme.
Sipas policisë nga djegia ka pasur vetëm dëme materiale ndërsa shihet se flakët kanë përfshirë orenditë e lokalit.
“Rreth orës 23:25, në rrugën “Myslym Shyri, ka rënë zjarr në një lokal, ku ka vetëm dëme materiale. Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga Grupi Hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes”-njoftoi Policia mesnatën e djeshme.