Vendosni fjalën kyçe....

“Fitorja e PS mund të jetë fitore e madhe për vendin, kemi ngritur flamurin e Shqipërisë” – Ministrja Spiropali


Ministrja Spiropali deklaroi mbrëmjen e sotme se beson se fitorja e PS është fitore e madhe për Shqipërinë.

E ftuar në rubrikën ‘Kjo Javë’ në News24, deputetja e zgjedhur në Qarkun e Tiranës tha se forca politike ku bën pjesë nuk ka eufori dhe se ka ngritur flamurin e vendit.

Teksa po fliste për mandatin e tretë ajo tha se qeveria do përmbyllë projektet për modernizimin e vendit duke përmendur sektorët dhe projektet ku do përqendrohet qeveria.

“Euforinë as e kemi ndjerë as e kemi pasur. Ne kemi ngritur flamurin e Shqipëridsë dhe besojmë që fitorja e PS mund të jetë një fitore e madhe për Shqipërinë. Nuk besojmë që është fitorja jonë ekskluzivisht dhe se mendojmë qëllim në vetvete. Ky mandat i tretë na duhet si mjet për të arritur objektivat më të larta. Nga rindërtimi e vaksinimi, duhet të përfundojë infrastruktura moderne e Shqipërisë, 4 aeroportet, portet, hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës. Projekte madhore për Shqipërinë që injektojnë dhe ekonominë e vendit. Vijojmë me prioritete siç është turizmi, të gjitha këto investime ndikojnë në turizëm. Ne kishim 6 milionë turistë, synimi ynë që çdo vit të kemi 10 mln turistë dhe 3 mld euro të ardhura nga turizmi. Është një objektiv madhor. Me bujqësinë për rritjen e eksporteve, në 450 milionë dollarë në vit. Shkollat, arsimi, vërtetë është bërë një investim serioz, por duhet që në Shqipëri të hapim filiale të universiteteve të njohura. Apo kemi prioritete të tjera si rendi. Jemi në mesataren e vendeve europiane sa i përket krimit, duam ta çojmë nën mesataren europiane. Të shkëpusin administratën publike nga ndikimet politike.” – tha Spiropali.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *