Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për Marjus Demën, 28-vjeçarin që qëlloi për vdekje Mehmet Qemën në lagjen “5 Maji” në kryeqytet.
Elrin Pekës dhe Blerim Hotit iu caktua masa “detyrim paraqitje”, ndërsa Xhuliano Kocit “arrest në shtëpi”.
I vetmi që fitoi lirinë ishte Frenkli Myftari, i cili u vetëdorëzuar në polici vetëm disa orë pas vrasjes së 27-vjeçarit.