Vendosni fjalën kyçe....

Goditet ndërtesa ku ndodheshin zyrat e disa mediave ndërkombëtare, ushtria izraelite: Bazë e inteligjencës së Hamasit


Ushtria izraelite ka goditur një ndërtesë ku ishin vendosur zyrat e disa mediave ndërkombëtare, përfshirë Associated Press dhe Al Jazeera. Personave në godinë iu dha një paralajmërim një orë para sulmit me raketa.

Ndërtesa që strehon zyrat e mediave u shemb pas një serie shpërthimesh masive të shkaktuara nga sulmet izraelite, tregojnë pamjet e publikuara nga agjencia e lajmeve Ruptly video.

Ushtria izraelite paralajmëroi pronarët e ndërtesës paraprakisht në lidhje me sulmin, duke lejuar gazetarët që punojnë brenda të largoheshin.

Kulla gjithashtu strehonte një numër zyrash të tjera, si dhe disa apartamente. Një zëdhënës ushtarak izraelit i tha medias se kulla ishte në shënjestër sepse ajo strehonte ‘inteligjencën ushtarake të Hamasit’, duke shtuar se një paralajmërim ishte dhënë para sulmit dhe ata që ishin brenda kishin ‘kohë të mjaftueshme për t’u larguar’.

“Hamas përdor media civile si mburoja njerëzore.” – tha ushtria izraelite në Twitter. Grupi militant palestinez ‘vendos qëllimisht mjetet e pajisjet e tij ushtarake në zemër të popullatës civile në Rripin e Gazës’, shtoi postimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *