Kina ka thënë se synon të rrisë sasinë e mbetjeve shtëpiake urbane që do ripërdoren me 50%, ndërsa Pekini synon një qasje të re ndaj ndryshimeve klimatike.
Pekini zyrtar pranoi se vendi nuk kishte arritur të përmbushte disa nga synimet e tij 2016-2020 për administriin e mbeturinave, duke shtuar se gjysma e qyteteve nuk kishin ndërtuar impiante të djegies dhe të tjerët nuk kishin arritur objektivat për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme.
Autoritetet po luftojnë pre j kohësh për të trajtuar sasinë në rritje të plehrave të prodhuar nga 1.4 miliardë njerëzit e Kinës, një tipar i cili është përkeqësuar nga përdorimi i rritur i mallrave të konsumit në dekadat e fundit. Në vitin 2019 u vlerësua se Kina kishte grumbulluar rreth 70 miliardë ton mbetje të ngurta të cilat kërkonin trajtim.
Në vitin 2020, kapaciteti i trajtimit të mbetjeve urbane të Kinës arriti në 1.27 milion ton në ditë, një rritje e konsiderueshme nga 2015 megjithatë ende larg objektivit. Në një përpjekje për të zvogëluar mbeturinat shtëpiake, Pekini aktualisht po fut rregullore për të kufizuar përdorimin e plastikës duke nxitur qytetarët të ndajnë mbeturinat për të rritur efikasitetin e trajtimit të tyre.