Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës është zhvilluar një koncert festiv pavarësisht masave anti-covid ende në fuqi.
Një skenë e ngritur në Pazarin e Vjetër të Korçës dhe qindra të pranishëm në lokalet përreth nuk shqetësuan autoritetet për grumbullimin masiv.
Koncerti ka vijuar deri në orët e vona pavarësisht orës policore sipas videos së publikuar nga Sali Berisha.
Aktualisht në vendin tonë janë të ndaluara grumbullimet, festat me grumbullime masive, muzika pas orës 20:00 gjithashtu edhe ora policore deri në 22:00.