Kryeministri izraelit Netanyahu ka thënë mbrëmjen e sotme se ushtria po bën çmos që të shmangë viktimat mes civilëve gjatë operacioneve në Gaza.
Ai i quajti goditjet me raketa të Hamasit në Jeruzalem të hënën në mbrëmje – duke filluar luftimet e kësaj jave në Gaza – ‘një sulm krejtësisht i paprovokuar’.
“Ju e dini dhe unë e di që asnjë vend nuk do ta tolerojë këtë. Izraeli nuk do ta tolerojë këtë. Izraeli u është përgjigjur me forcë këtyre sulmeve dhe do të vazhdojë të përgjigjet me forcë.” – tha ai.
Kryeministri izraelit akuzon Hamasin për ‘kryerjen e një krimi të dyfishtë lufte’ duke qëlluar me raketa mbi qytetarët izraelitë nga qendrat e popullsisë në Gaza.
Netanyahu theksoi ‘kujdesin e veçantë’ që Izraeli bën për të shmangur viktimat civile, të tilla si paralajmërimi i banorëve të ndërtesave që do të goditen para bombardimit. Ai gjithashtu falënderoi presidentin e SHBA-së Joe Biden për ‘mbështetjen e tij të qartë’.
Netanyahu pastaj i drejtohet dhunës etnike në Izrael.
“Shteti hebre nuk do të tolerojë masakra ndaj qytetarëve tanë. Ne nuk do të lejojmë që qytetarët tanë hebrenj të linçohen ose të jetojnë me frikën e bandave arabe vrasëse. Ne nuk do të tolerojmë djegien e sinagogave dhe djegien e pasurisë.” – tha ai.
Ai gjithashtu thotë se Izraeli nuk do të lejojë hebrenjtë të marrin ligjin në duart e tyre ‘dhe të sulmojnë arabë të pafajshëm ose të linçojnë arabë të pafajshëm’, duke vënë në dukje incidentin në Bat Yam.
“Të tolerosh këtë dhunë të papranueshme do të thotë të hapësh rrugën për anarki.”