Vendosni fjalën kyçe....

“Për Dashni”-Komuniteti LGBTIQ+ marshim në 17 maj në Tiranë


Pavarësisht kushteve të bllokimit të grumbullimeve, komuniteti LGBTIQ+ do organizojë marshimin e zakonshëm më 17 maj në Tiranë.

Me moton “për Dashni” pjesëtarët e këtij komuniteti do mblidhen në orën 11:30 në sheshin Nënë Tereza në kryeqytet.

Thirrjen e ka bërë me dije aktivistja Xheni Karaj në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Ditën e hënë, 17 Maj ora 11:30, mblidhemi në sheshin Nënë Tereza #përDashni.

Edhe pse në kushtet e një pandemie të zgjatur, duam të japim mesazhin se dashuria dhe solidariteti dalin mbi çdo sfidë që jeta na sjellë përpara.

Pandemia COVID 19 nuk është e vetmja pandemi me të cilën ballafaqohen personat LGTBIQ; personat LGTBIQ+ përballen po ashtu edhe me “pandeminë” e homofobisë e tranfobisë, e cila sjell shumë simptoma si: diskriminim, shtypje, përjashtim etj.

“Vaksina” e kësaj “pandemie” është dashuria.

Andaj, nën forcën e dashnisë, më datë 17 maj, po mblidhemi për t’ju rikujtuar të gjithe/ave që ne jemi këtu, në mesin e këtij populli. Jemi këtu, për të promovuar diversitetin, barazinë dhe dashurinë. Jemi këtu, për rezistencë. Jemi këtu, për veten. Jemi këtu, për njëri-tjetrin. Jemi këtu, të bashkuar dhe krenar..

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *