Vendosni fjalën kyçe....

Princi Harry: Dua ta thyej ciklin e vuajtjeve në familjen time


Duka i Sussex thotë se dëshiron të thyejë “ciklin e dhimbjes dhe vuajtjes” në familjen e tij.

Princi Harry dhe Meghan Markle, të cilët janë prindër të një djali, sëshpejti do të bëhen edhe me vajzë. Dhe Harry thotë se dhimbjen e tij, nuk donte tua përcillte dhe fëmijëve.

Në një intervistë në podcastin e Armchair Expert, Princi Harry e krahasoi jetën e tij si një “përzierje midis The Truman Show dhe të qenit në një kopsht zoologjik”.

“Unë nuk mendoj se duhet të tregojmë gishtin ose të fajësojmë askënd, por sigurisht kur bëhet fjalë për prindërit, nëse kam përjetuar një formë të dhimbjes ose vuajtjes për shkak të dhimbjes ose vuajtjes që mbase babai ose prindërit e mi kishin vuajtur, unë do të sigurohem që ta thyej atë cikël në mënyrë që të mos e transmetoj atë tek fëmiëjt e mi.”- është shprehur ai, citon BBC.

Harry thotë se njerëzit në përgjithësi i trajtojnë të tjerët, sikurse ata janë trajtuar vetë nga prindërit e tyre.

Duka tha se lëvizja e familjes së tij në SHBA nuk kishte qenë pjesë e planit por “ndonjëherë ju duhet të merrni vendime dhe të vendosni familjen tuaj në radhë të parë dhe të vendosni shëndetin tuaj mendor në radhë të parë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *