Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 1.4 miliard numri i vaksinave të bëra në mbarë botën


Më shumë se 1.4 miliard vaksina të koronavirusit janë bërë në të gjithë botën, sipas statistikave në rang global.

Kina është vendi më i vaksinuar me 366.91 milionë vaksina, e ndjekur nga SHBA-ja me më shumë se 266.5 milionë. India ka 178.36 milionë, Britania e Madhe 54.8 milionë, Brazili 50.31 milionë, Gjermania 38.65 milionë dhe Franca ka më shumë se 27.46 milionë të vaksinuar. Italia ka bërë deri tani 25,95 milionë vaksina.

Lista vazhdon me Turqinë që ka bërë 25.6 milionë vaksina e ndjekura nga Rusia, Indonezia dhe Meksika.

Vendi me më shumë doza të vaksinës për sa i përket popullsisë është kombi ishull i Afrikës Lindore Seychelles, me 131 doza për 100 persona.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *