Studimi i ri zbulon se kontinenti i humbur qëndron prapa formimit të zonës më të re ndërfutur në botë. Shkencëtarët kanë kryer kërkime që nga viti 2018, shpesh duke u ndeshur me erëra dhe rryma të forta dhe valë të larta.
“Anija jonë po rrotullohej nga njëri krah në tjetrin në një çast.” – tha autori kryesor i studimit, Brandon Shuck, një kandidat për doktoraturë në Universitetin e Teksasit në Austin.
Një grup ndërkombëtar shkencëtarësh nga Zelanda e Re dhe SHBA pretendojnë se kanë gjetur origjinën e zonës së ndërfutur të vendosur në Hendekun Puysegur midis Australisë dhe Zelandës së Re. Dihet pak për formimin e këtyre zonave, një proces që përfshin pllaka tektonike që përplasen, me një që futet poshtë një tjetre.
Pllaka që shkon poshtë zhytet nën mantel, ku është shkrirë përtej njohjes, duke i lënë shkencëtarët të paaftë për të kryer studime.
Sidoqoftë, zona në Hendekun Puysegur është një nga më të rejat në botë, dhe sipas gjetjeve të studimit të botuar së fundmi në revistën Tectonics, nuk është deformuar përtej njohjes.
Studiuesit thonë se kontinenti i humbur Zealandia, të cilin disa shkencëtarë e quajnë i teti, është përgjegjës për formimin e zonës së ndërfutur. Studimi tregoi se një pjesë e Zelandës në kufirin midis pllakave tektonike australiane dhe Paqësorit u shtri dhe u zhvendos. Kjo bëri që pjesa më e dendur e pllakës australiane të rrëshqasë nën pllakën më të lehtë të Paqësorit.