Vendosni fjalën kyçe....

Tentuan të kalojnë kufirin me test anti-covid-19 fals, procedohen 6 persona, 3 të tjerë procedohen për kalim të paligjshëm të kufirit


Policia Kufitare e Rinasit ka proceduar penalisht 9 persona prej të cilëve 6 prej tyre tentuan të kalonin kufirin me test Covid-19 të falsifikuar dhe 3 shtetas të tjerë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas kanë proceduar penalisht, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, shtetasit: R. P., 47 vjeçe dhe R. Sh., 23 vjeç, banues në Shkodër; L. L., 21 vjeçe dhe E. M., 39 vjeçe, banuese në Tiranë; D. G., 45 vjeç, banues në Berat dhe F. T., 37 vjeç banues në Burrel.

Këta shtetas kanë qenë pasagjerë të linjave me destinacion Brukselin, Vjenën dhe Romën dhe gjatë përpunimit të dokumentacionit janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, me test të COVID-19 të dyshuar të falsifikuar.

Ndërsa për veprën penale, ”Kalimi i paligjshëm i kufijve”, u proceduan penalisht shtetasit E. Ç. dhe A. B., 29 vjeç, banues në Berat, pasi kanë tentuar të kalojnë për në Angli në mënyrë ilegale, si dhe shtetasi N. S., 33 vjeç, banues në Peqin, pasi ka tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të kundërligjshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *