Vendosni fjalën kyçe....

WhatsApp kërkon të sigurojë përdoruesit për politikat e reja


WhatsApp nuk do i fshijë llogaritë dhe nuk mund t’i shohë mesazhet personale të përdoruesve, njoftoi të shtunën aplikacioni i njohur për mesazhet, ditën kur përditësimet e diskutueshme të politikës së saj të privatësisë hynë në fuqi në disa zona.

“Jo, ne nuk mund t’i shohim mesazhet tuaja personale. Jo, ne nuk do ta fshijmë llogarinë tuaj. Po, ju mund t’i pranoni kushtet tona të privatësisë në çdo kohë.” – tha WhatsApp në Twitter, duke kërkuar të shuajë shqetësimet që kanë vazhduar për muaj me radhë.

Në janar, WhatsApp detyroi shumë përdorues të bien dakord për rregulla të reja të privatësisë për ndarjen e të dhënave personale me kompanitë e Facebook, por pasi u përball me një reagim të ashpër, hapi u shty deri në mes të majit.

Facebook ka një histori të rrallë të ndryshimit të politikës pa njoftuar përdoruesit ose lënë informacione personale pa dijeninë e përdoruesve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *