Vendosni fjalën kyçe....

Biden revokon urdhrin e Trump për të ndëshkuar vandalët e monumenteve


Presidenti Joe Biden ka revokuar një varg vendimesh të ish-presidentit Donald Trump, duke përfshirë këtu edhe një urdhër për të ndëshkuar ata që vandalizojnë dhe shkatërrojnë monumentet.

Kujtojmë se Trump e nxori këtë ​​urdhër vitin e kaluar mes protestave për drejtësi sociale, kur po prisheshin ose rrëzoheshin statuja të rëndësishme.

Trump nxori ​​një urdhër në qershor të vitit 2020 duke udhëzuar qeverinë federale “të ndjekë penalisht në masën më të plotë” çdo person “që shkatërron, dëmton, vandalizon ose përdhos një monument, memorial ose statujë”.

Biden gjithashtu shfuqizoi planet e Trumpit për një kopsht skulpturash, për të nderuar heronjtë amerikanë. Vetë Trump zgjodhi disa nga figurat që do të përfshiheshin në projekt, mes tyre edhe artistë e sportistë: si këngëtarja Whitney Houston, ikonën anti-skllavëri të shekullit 19 Harriet Tubman, ylli i NBA-së Kobe Bryant, gjyqtari i lartë Antonin Scalia dhe ungjillisti Billy Graham.

Projekti nuk u financua kurrë nga Kongresi dhe asnjë sit nuk u zgjodh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *