Vendosni fjalën kyçe....

“Datë zgjedhjesh, polemika dhe kërkesa për dorëheqjen e Bashës”-Gjithçka ndodhi në  mbledhjen e PD-së


Ditën e sotme Partia Demokratike mblodhi dy forumet më të larta për të diskutuar analizuar dhe marrë vendime pas zgjedhjeve të 25 prillit ku sipas rezultateve paraprake e nxorën humbëse.

Fillimisht prej orës 17:00 u zhvillua mbledhja e Kryesisë e cila që në fillim nisi me përballjen e kryetarit Basha me Fatbardh Kadillin i cili kërkoi dorëheqjen e parevokueshme.

Gjatë mbledhjes Kadilli i tha Bashës se nuk është i pazëvendësueshëm duke i kërkuar dorëheqjen.

Nuk je i pazëvendësueshëm. PD ka shumë njerëz të mirë. Jep dorëheqjen e parevokueshme. Je humbës i përsëritur prej defekteve personale. Drejtove çdo gjë vetëm dhe pa forume, pa përfshirë askënd”-iu drejtua Kadilli-Bashës gjatë mbledhjes.

Më tej pas diskutimeve Kryesia vendosi edhe datën e zgjedhjeve si dhe përcaktoi emrat e Komisionit Zgjedhor që do merret me organizimin e tyre.

Procesi hapet më 16 maj deri më 22 maj, më 23 paraqiten kandidaturat dhe më 13 qershor është dita e zgjedhjeve.

Ndërkohë fushata do të jetë mes datave 24 maj dhe 11 qershor. Basha do të rikandidojë për kryetar të PD ndërkohë përballë deri më tani ka Fatbardh Kadillin.

Kryetar i Komisionit Zgjedhor do jetë Jemin Gjana dhe do ketë në përbërje si anëtarë, Albana Vokshin, Belind Këlliçin, Eno Bozdon, Mimoza Hasekiu, Albert Avduli, Gjoke Vuksani dhe si ndihmësa, Ervin Minarollin dhe Lulzim Omurin.

Pa mbylljes së mbledhjes të Kryesisë menjëhërë u zhvillua edhe mbledhja e Këshillit Drejtues ku këtë herë Bashës iu desh të përballej më ish-Presidentin Nishani.

Nishani bëri analizën e tij për humbjen në zgjedhje dhe kërkoi dorëheqjen e Bashës pasi nën drejtimin e tij PD-ja nuk arriti të merrte një rezultat më të mirë as se ai i humbjes së në 2013 kur dorëzuan qeverinë.

Nishani kërkoi që të ngrihet një komision që të analizojë në çdo qelizë te partisë situatën

“Z.Basha jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i Partisë përpara se të shpallësh zgjedhje për kryetar partie.

Por a është kjo zgjidhja e vetme? Padyshim që jo. Duhet ngritur një komision real për analizë kudo nëpër degë e statut të ri, për të krijuar këshill përsëri, senat, referendum.

Historia e ndryshimeve politike kudo ka treguar se kur populli është i motivuar për ndryshim ai derdhet si dallgë në qendrat e votimit për të bërë ndryshimin. Ne vetë e premtuan në fushatë por dështuam ta realizojmë dallgën popullore. PD-ja me formulën elektorale që u paraqit arriti të marrë më shumë vota se në 2017 por më pak se në 2013 kur humbëm e lamë pushtetin dhe shumë njerëz morën përgjegjësi personale politike”-tha Nishani.

Bujar Nishani gjatë fjalës së tij nuk ka la pa komentuar as Komisionin e Verifikimit të kandidatëve të ngritur në PD para zgjedhjeve duke hedhur kritika për Bashën se nuk e vlerësoi.

Nishani tha se u bë pjesë e komisionit sepse besonte në parime dhe jo për të mbrojtur liderin. Sipas tij Basha e anashkaloi Komisionin pasi takoi të skualifikuari dhe iu tha se vendimet e tij nuk kishin asnjë vlerë pasi kontratën në PD e kishim me Bashën.

Kjo sipas ish-presidentit ka ndikuar te qytetarët të cilët kanë parë se nëse nuk respektohet kushtetuta e partisë nuk besojnë se do respektohet kushtetuta e shtetit.

Pranova të isha pjesë e komisionit të verifikimit të kandidatëve për deputetë sepse besoja në parime dhe vlera dhe jo për të mbrojtur liderin.

Ai komision mund të mos kishte asnjë vlerë por një lider partie nuk takon të skualifikuarit e komisionit dhe tju thotë se vendimet e komisionit nuk kanë vlerë dhe kontratën në PD e kanë me të. Kur shqiptarët shohin se ti nuk respekton kushtetutën e partisë, nuk besojnë se do respektosh kushtetutën e shtetit dhe nuk të votojnë Shtabet tona elektorale u lanë pa asnjë financim në bazë. Kundërshtari qarkullonte me miliona. PD sot flet për masakër elektorale por kjo është e paplotë”-tha Nishani.

Ndërsa Kryetari i PD-së Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike deklaroi se i pret përpara një sfidë e madhe dhe kërkoi vazhdimin e luftës derisa demokracia të fitojë.

Ajo që na pret përpara është një sfidë e madhe, por të mos harrojmë atë që kemi ndërtuar dhe arritur së bashku, të mos harrojmë kë dhe çfarë kishim përballë, të mos harrojmë mbështetjen e jashtëzakonshme që morëm nga demokratët dhe gjithë shqiptarët. Nuk ka sot vend tjetër në Shqipëri, nuk ka sot një bashkim të këtyre përmasave dhe cilësive, mendjesh dhe zemrash, që mund ta bëjë realitet aspiratën tonë dhe të gjithë shqiptarëve për ndryshim dhe demokraci. Përveçse këtu ne mesin tone. Ky vend është Partia Demokratike. Prandaj ne do të vazhdojmë të luftojmë të bashkuar derisa demokracia të fitojë”-tha Basha

Duket se PD-në e presin sfida në të ardhmen dhe përballja do jetë me veten dhe anëtarësinë e saj, ndërsa gjatë ditëve do shihet se cilët do jenë sfidantët e Bashës në PD./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *