Një ngjarje e rëndë është shënuar në Prishtinë, ku një grua ka braktisur foshnjën e saj të porsalindur.
Kjo ka ndodhur dje rreth orës 14:40, ku gruaja e re pasi e ka sjellë në jetë fëmijën është larguar.
“Raportohet se e dyshuara femër kosovare pasi ka lindur e ka braktisur foshnjën e sajë. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes, ndërsa e dyshuara ende nuk është hasur nga policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.”- njofton Policia.
Gruaja ishte e shtruar në Klinikën e Gjinekologjisë, aty ku e ka kryer lindjen dhe është larguar nga klinika pa dijeninë e askujt, duke e braktisur foshnjën e saj. Uniformat blu ende nuk kanë rënë në gjurmët e saj.