Një 39-vjeçar nga Maliqi i cili ishte duke punuar në tokën e tij në fshatin Shqitas duke punuar tokën ka rënë në kontakt me mjet shpërthyes të dyshuar granatë.
Shtetasi me iniciale H.S ka marrë dëmtime në dorë.
“Më datë 16.05.2021, rreth orës 16:10, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi H. S., rreth 39 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, i cili duke punuar tokën e tij me një mjet bujqësor tip frezë, ka rënë në kontakt me një mjet shpërthyes (dyshohet granatë e vjetër) ku për pasojë ky shtetas ka marrë dëmtime në dorë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes”-njofton policia.