Vendosni fjalën kyçe....

Konflikti Izrael-Gaza, Netanyahu zotohet të vijojë me sulmet: Për sa kohë të jetë e nevojshme


Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar të “vazhdojë të përgjigjet me forcë” ndaj sulmeve me raketa, ndërsa konflikti me palestinezët në Gaza hyn në ditën e shtatë.

Sulmet ajrore izraelite në Gaza kanë vrarë të paktën tre palestinezë herët këtë të dielë.

Militantët palestinezë qëlluan me raketa drejt Tel Aviv-it, duke bërë që njerëzit atje të largoheshin për t’u shpëtuar bombardimeve.

Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje për t’i dhënë fund konfliktit të përshkallëzuar. Të shtunën, Presidenti i SHBA-ve Joe Biden telefonoi kryeministrin izraelit Netanyahu dhe presidentin palestinez Mahmoud Abbas, për të shprehur shqetësimine tij në lidhje me situatën.

Po ashtu një takim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të zhvillohet më vonë gjatë ditës së sotme.

Që kur filluan përplasjet ditën e hënë, të paktën 148 njerëz janë vrarë në Gaza, sipas zyrtarëve palestinezë. Ndërsa Izraeli ka raportuar 10 të vdekur, përfshirë dy fëmijë.

Izraeli thotë se dhjetëra militantë janë midis të vdekurve në Gaza, ndërsa zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thonë se numri i të vdekurve përfshin 41 fëmijë.

Duke folur në një fjalim televiziv të shtunën vonë, Netanyahu tha se sulmet do të vazhdonin për “për aq kohë sa ishte e nevojshme” dhe se gjithçka që ishte e mundur po bëhej për të kufizuar viktimat civile.

“Pala që mban fajin për këtë konfrontim nuk jemi ne, janë ata që na sulmojnë.”– tha Netanyahu, citon BBC.

Shpërthimi i dhunës të hënën erdhi pas javësh të rritjes së tensionit izraelito-palestinez në Jeruzalemin Lindor, i cili arriti kulmin në përleshjet në një vend të shenjtë të nderuar nga myslimanët dhe hebrenjtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *