Një aksident ka ndodhur në Apollonia në Fier ku një makinë ka përplasur këmëbsoren dhe dy fëmijët e saj të mitur.
Makina e cila përplasi këmbësoren është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa shtetasja me iniciale E. B dhe dy fëmijët e mitur ndodhen në spitalin e Fierit.
“Sot rreth orës 20:35, në lagjen “Apollonia”, një automjet tip “Benz” ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E. B., 35 vjeçe dhe dy fëmijët e saj të mitur 7 dhe 9 vjeç dhe është larguar nga vendngjarja.
Shtetasja E. B dhe fëmijët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit”-njofton policia.