Në Aeroportin e Rinasit mbërriti avioni me 267 ushtarë amerikanë që marrin pjesë në stërvitjen “Defender Europe 21”, e cila prej javësh po zhvillohet në Shqipëri dhe pjesëmarrëse janë një sërë shtete, anëtare të NATO-s.
Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka qenë mes të pranishmëve që priti trupat nga vendi i saj duke theksuar ndër të tjera, se stërvitja sjell rritje ekonomike.
“Është e gëzueshme. Trupat e USA po vijnë në Shqipëri. Kjo është stërvitja më e madh amerikane në Ballkan. Është e rëndësishme, historike. Ky ushtrim sjell punësim dhe lëvizje në ekonomi.
SHBA kanë shpenzuar 35 milion dollarë, nga punësimi i shoferëve, kuzhinerëve etj. Është “punë e madhe”. Mendoj që në fund të gjithë do të kenë përjetuar mikpritjen shqiptare. Faleminderit”, tha Yuri Kim.