Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Jashtme e Kosovës: Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet nga sulmet e Hamasit


Pas konfliktit gjithnjë në rritje mes Izraelit dhe Hamasit që prej disa ditësh është përshkallëzuar, ka reaguar Ministria e Jashtme e Kosovës.

Kosova u është bashkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipërisë e dhjetra shteteve të tjera, që i kanë dalë në krah Izraelit.

Në një postim në llogarinë zyrtare në “Twitter”, Ministria e Jashtme thotë se Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur popullin e tij kundër sulmeve të Hamasit.

“Si çdo shtet, Izraeli ka të drejtën dhe obligimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2000 raketave të qëlluara mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne vajtojmë të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, të ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore.”- thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

 Konflikti mes forcave izraelite dhe palestineze u intensifikuan që nga e hëna, ndërsa përgjatë gjithë javës ka patur sulme me raketa nga të dyja palët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *