Kryesia e PD-së në mbledhjen e sotme duket se pas diskutimeve ka vendosur që të shpallë zgjedhjet për drejtuesin e saj në qershor.
Ndryshe nga sa mendohej më parë se do kryheshin në korrik PD-ja do i zhvillojë ato në 13 qershor.
Deri në fund të majin do shpallen kandidaturat dhe më pas për dy javë do zhvillohet fushata.
Sekretari i Përgjithshëm, Bardhi ka deklaruar se procesi hapet më 16 maj deri më 22 maj, më 23 paraqiten kandidaturat dhe më 13 qershor është dita e zgjedhjeve.
Ndërkohë fushata do të jetë mes datave 24 maj dhe 11 qershor. Basha do të rikandidojë për kryetar të PD ndërkohë përballë deri më tani ka Fatbardh Kadillin.
Në mbledhjen e sotme pati një përplasje mes Kadillit dhe Bashës i cili kërkoi dorëheqjen e këtij të fundit. Ndërsa Basha kërkoi bashkim të demokratëve në fushatën kundër Ramës./Hashtag.al