Vendosni fjalën kyçe....

Rriten rastet me Covid-19 në Kosovë, humbin jetën edhe dy persona


Kosova ka regjistruar një rritje të rasteve me COVID-19.

Në 24 orët e fundit në Kosovë, janë regjistruar 71 të infektuar me Covid-19, duke shënuar një rritje në krahasim me ditën e djeshme kur u regjistruan 40 raste të tilla.

Ndërkohë kanë humbur jetën dy pacientë, si pasojë e virusit. Viktimat janë një nga Mitrovica dhe tjetri nga Podujeva.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.377 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 71 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (81 vjeç), Podujevë 1 rast (59 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 106.914 raste nga 568.984 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.225 raste të vdekjes.”– thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Lajmi i mirë është se 173 pacientë kanë fituar betejën me virusin, duke eçuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve deri më sot në 99.628 raste. Kurse numri i rasteve aktive është 5.061.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *