Një fëmijë ka humbur jetën dhe katër persona janë plagosur, pas një shpërthimi gazi që ndodhi në një banesë në Lancashire, në Britani.
Zjarrfikësit, policia dhe ambulancat u dërguan në vendngjarje në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Si pasojë e shpërthimit u shembën dy shtëpi dhe dëme serioze pësoi një pronë e tretë.
“Tani mund të konfirmojmë që fatkeqësisht një fëmijë i vogël ka vdekur si rezultat i incidentit. Familja është informuar dhe mendimet tona qëndrojnë me ta në këtë kohë të vështirë.”- njoftoi policia, citon BBC.
Dy burra dhe dy gra janë dërguar në spital me dëmtime serioze. Policia tha se ata ishin duke punuar me inxhinierët e shërbimit të gazit për ta bërë zonën të sigurt dhe i këshilluan njerëzit të qëndrojnë larg.