Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohet së vodhi kompaninë ku ishte bashkëpronare, arrestohet 51-vjeçarja shpallet në kërkim i vëllai, procedohen edhe dy fëmijët e saj


Një 51-vjeçare është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet për vjedhjen e një kompanie ku ishte bashkëpronare.

Gruaja me iniciale A.Sh., akuzohet se në bashkëpunim me të vëllanë, 48-vjeçari me iniciale L.T. dhe dy fëmijët e saj, 26-vjeçaren A.Sh dhe 23-vjeçarin me iniciale A.Sh., kanë vjedhur kompaninë ku 51-vjeçarja ishte bashkëpronare.

Njoftimi

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Veprime qe pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të shtetases A. Sh., 51 vjeçe, bashkëpronare në një firmë, pasi ka kryer veprime për të fshehur autorësinë mbi vjedhjen e ndodhur në këtë firmë dhe nuk ka dhënë ndihmën përkatëse për të bërë të mundur zbulimin e ngjarjes. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e kësaj shtetaseje është gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme parash që dyshohen se janë siguruar nga kryerja e veprave penale. Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. Sh., 26 vjeçe dhe A. Sh., 23 vjeç (vajza dhe djali i shtetases A. Sh.), për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi L. T., 48 vjeç, vëllai i shtetases A. Sh. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *