Një incident i frikshëm ka ndodhur pas shfaqjes së trupës së teatrit “Migjeni” në Shkodër, në zonën muzeale.
“ANMIKU NË SHTËPI” i të madhit Ernest Koliqi, i dramatizuar dhe vënë në skenë nga Frtiz Selmani, është shfaqur në Pedonalen e Gjuhadilit. Mirëpo në një moment ka rënë një copë muri nga fasada e një ndërtese të vjetër në lagjen “Gjuhadol”, duke lënë të dëmtuar aktorin Nikolin Ferketa.
Aty pranë ndodheshin edhe fëmijë të vegjël të cilët kishin ardhur me prindërit e tyre për të ndjekur këtë shfaqje. Në rrjet është publikuar edhe një video nga momenti i këtij incidenti.