Ka pësuar ulje numri i viktimave lidhur me Covid-19 në Kosovë krahasuar me javët e fundit.
Autoritetet kanë raportuar një viktimë si dhe 25 raste të reja nga 2333 analiza të kryera 24 orët e fundit. Që prej fillimit të pandemisë, Kosova ka raportuar zyrtarisht 2.226 vdekje.
Vendi ka nisur prej disa javësh procesin e vaksinimit, që ka qenë temë debati edhe në seancën e jashtëzakonshme ditën e sotme në Kuvend.