Vendosni fjalën kyçe....

Blinken: Po punojmë në prapaskenë për t’i dhënë fund dhunës në Lindjen e Mesme


Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Uashingtoni mbetet “shumë i shqetësuar” me përshkallëzimin e dhunës midis Izraelit dhe militantëve palestinezë në Rripin e Gazës.

Blinken tha se SHBA-ja po punon “intensivisht” prapa skenave për t’i dhënë fund dhunës.

Duke folur gjatë një vizite në Danimarkë, ai tha se Izraeli ka të drejtë ta mbrojë veten dhe i bëri thirrje Hamasit dhe grupeve të tjera militante që t’u japin fund sulmeve me raketa.

Blinken bëri thirrje për mbrojtjen e civilëve dhe fëmijëve, por shtoi se shteti hebre ka një barrë shtesë për të bërë gjithçka të mundur, për të shmangur viktimat civile.

Dhuna midis ushtrisë izraelite dhe militantëve palestinezë është përshkallëzuar javën e kaluar.

Qysh më 10 maj, mbi 200 palestinezë janë vrarë nga sulmet e Izraelit në Gaza, thanë autoritetet në enklavën që kontrollohet nga Hamasi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *