Vendosni fjalën kyçe....

Çuçi reagon pas kapjes së 400 kg kokainë në Kosovë: Do pasohet nga operacione të tjera


Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ka reaguar lidhur me operacionin e zhvilluar në Kosovë ku u sekuestruan 400 kg kokainë.

Çuçi e konsideron dëshmi suksesi në luftën e përbashkët me Kosovën kundër narko-trafikut.

Ministri i Brendshëm paralajmëron se ku operacion do pasohet nga të tjerë për të rritur sigurinë.

Goditja e kontrolluar e grupit kriminal që tentoi të trafikonte rreth 400 kg lëndë narkotike e llojit kokainë në Kosovë, është një tjetër dëshmi e suksesit të luftës së përbashkët kundër trafikut të drogës dhe provë e besimit të lartë të partnerëve te Policia e Shtetit. Hetimi profesional dhe intensiv mes disa shteteve na çoi në shkatërrimin e një rrjeti të fuqishëm në fushën e narkotikëve. Kjo është një luftë e vazhdueshme, që do të pasohet nga operacione të tjera dhe goditje si kjo e fundit, për ta bërë Shqipërinë dhe rajonin më të sigurt”-shkruan Çuçi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *