Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Shkodër, ku është gjetur një person i vrarë në zonën e Livadheve.
Viktima i identifikuar si Endri Mustafa ka gjetur vdekjen për shkak të plagëve të marra nga arma e zjarrit. Trupi i tij është gjetur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes ndërsa policia ka nisur hetimet.
Mësohet se familjarët e viktimës, prej tri ditësh e kishin raportuar Endri Mustafën si të humbur. Ai kishte dalë nga shtëpia pas një mesazhi dhe nuk është kthyer më.
Endri Mustafa është një person i njohur për policinë, pasi ka qenë i dënuar më parë për plagosje. Po ashtu në vitin 2016 ka qenë arrestuar pasi akuzohej se në bashkëpunim me të tjerë kishte grabitur një person duke i marrë atij paratë dhe sendet personale.