Në njërën nga gjashtë kutitë e hapura nga KAS lidhur me zgjedhjet e 25 prillit në Qarkun e Beratit, nuk është gjetur raporti i Pajisjes së Identifikimi Elektronik.
Hapja e kutive u bë pas ankimimit të rezultatit të zgjedhkeve në këtë qark nga ana e LSI-së.
Sipas kreut të KAS, Elvis Çefa, pas hapjes së kutivë do bëhet këqyrja e administrimit të procesverbalit në kuti.
“Për shkak se në një nga materialet e qendrës së votimit, me nr.3446 nuk u gjet procesverbali i PEI, atëherë do të na duhet për të hapur dhe kutinë e votimit, për të parë administrimin e këtij procesverbali aty.” – tha Çefa.