Një sasi rekord kokaine prej 400 kilogramësh kokainë është kapur në Portin e Durrësit.
Droga është kapur pas një operacioni mes policisë italiane, shqiptare e asaj kosovare pas një sinjalizimi nga DEA amerikane.
Sasia rekord e kokainës ka ardhur në Durrës para 15 ditësh e ka qenë nën vëzhgimin e policisë.
Kamioni i ngarkuar me mish ka qëndruar në port dhe autoritetet shqiptare do ndërhynin nëse do kishte përpjekje për ta marrë ngarkesën brenda vendit.
Mjeti ka vijuar më pas rrugën drejt Kosovës ku është bllokuar sot.