Vendosni fjalën kyçe....

KAS e shtyn për të mërkurën vendimin për Beratin, për Gjirokastrën vendoset nesër


Komisioni i Ankimimeve e Sanksioneve do e japë të mërkurën vendimin për zgjedhjet e 25 prillit në Qarkun e Beratit.

Vendimi i shty për shkak të materialeve të shumta zgjedhore në 24 kutitë e hapura.

Në mbledhjen e ditës së nesërme është parashikuar të jepet vendimi për Qarkun e Gjirokastrës e më pas do nisë shqyrtimi i ankimimeve në Qarkun e Vlorës.

Nga disa prej kutive të hapura për Qarkun e Beratit e atë të Gjirokastrës janë gjetur parregullsi të ndryshme, si persona që janë paraqitur në dy qendra votimit të ndryshme si dhe persona që kanë dhënë shenja gishtërinjsh për dhjetëra të tjerë.

Kutitë në Berat e Gjirokastër u hapën pas ankimimit të LSI-së ndërsa PD ka kërkuar pavlefshmëri të rezultatit në të dyja qarqet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *