Vendosni fjalën kyçe....

Kryeprokurori Olsian Çela sot në Fier, qytetarët i zënë rrugën në hyrje të prokurorisë: Nuk po shohim drejtësi


Prokurori i përgjithshëm Olsian Çela ka mbërritur paraditen e sotme në Prokurorinë e Fierit. Mirëpo kur kanë mësuar se Çela do të mbërrinte atje, një grup qytetarësh u mblodhën para godinës së institucionit duke i bërë një “pritë”.

Qytetarët iu ankuan kryeprokurorit për problemet e tyre të ndryshme, që nuk kanë gjetur zgjidhje nga drejtësia.

Mes tyre ishte edhe një zonjë e cila kërkonte drejtësi për vdekjen e djalit të saj nga një aksident rrugor të ndodhur vitin e kaluar.

Dallëndyshe Metaj, akuzon Prokurorinë se po zvarrit hetimet për vdekjen e djalit të saj.

“Jam nëna e Qani Metaj i cili para 8 muajsh u shtyp brutalisht me makinë dhe u la në rrugë i vdekur pa asnjë ndihmë nga autori që u kap po atë ditë në 8 të mëngjesit. Po bëhen 8 muaj që nuk është bërë asgjë.

Nga prokuroria dhe avokatët e mi më kanë thënë se jemi në procedurë e sipër. I jemi drejtuar ILD-së, më thanë se për 15 ditë do të merrni përgjigje, sot kanë kaluar 15 ditë dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje. Nuk është mbyllur akoma hetimi.

Nuk po shoh drejtësi, kërkoj të mbyllen hetimet dhe të vazhdojë gjyqi. Kërkoj drejtësi, asgjë më shumë. Sipas meje po lihet pas dore se këtu ka korrupsion”.- është shprehur zonja.

Të tjerë qytetarë janë ankuar për çështje pronësie.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *