Kryeministri i Kosovës ka thënë sot se Prishtina do ngrejë padi ndaj Serbisë për krime lufte në Gjykatën Nndërkombëtare.
Kurti e bëri deklaratën gjatë seancës së jashtëzakonshme në Kuvend.
Sipas kreut të qeverisë, fillimisht do ngrihet instituti për krimet e luftës nga ana e Serbisë, duke shtuar se zgjidhja e çështjeve pezull me Beogradin do bëhen vetëm sipas bisedimeve parimore.
“Do themelojmë institutin për krimet e kryera të Serbisë dhe do të ngrisim padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Politika jonë e jashtme është shtyllë e rëndësishme, ajo duhet të na mbrojë nga armiqtë dhe të na afrojë me miqtë. Aleanca me SHBA-në e BE-në do thellohet. Qeveria jonë e ka integrimin në BE prioritet kryesor. Zgjidhja e çështjeve të hapura me Serbinë duhet të bëhet përmes dialogut parimor po kështu kemi si qëllim zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës së Kosovës.” – tha ndër të tjera Kurti .