Vendosni fjalën kyçe....

Kurti telefonatë me Merkel: Rezultati i dialogut duhet të jetë njohja reciproke


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi ditën e sotme një takim virtual me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me të cilën, pos tjerash, bisedoi edhe për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Sipas një komunikate për media, nga Zyra e Kryeministrit, Kurti tha se dialogu me Serbinë “duhet të jetë dialog mes dy palëve të barabarta, që zgjidh kontestet mes dy shteteve e që normalizon marrëdhëniet ndërmjet tyre”.

Në komunikatë thuhet se Kurti dhe Merkel “u pajtuan që procesi i dialogut duhet të jetë i drejtë” dhe “i ndërtuar mbi mirëbesim” dhe se rezultati i tij “duhet të jetë njohja reciproke”.

“Pavarësia e Kosovës dhe integriteti i saj territorial nuk mund të jenë temë e bisedimeve dhe nuk mund të kthehemi në kohën para vitit 2008”, tha Kurti.

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë pritet të rinisë në qershor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *