Vendosni fjalën kyçe....

Marku përplaset me Ristanin:8 vjet heshtët nuk pati kritika për Bashën


Deputeti i mandatuar i PD-së në Lezhë, Mark Marku dhe ish-deputeti Arben Ristani kanë zhvilluar një debat në emisionin “Opinion” duke diskutuar pozitat e kryedemokratit Lulzim Basha.

Marku u shpreh se gjatë 8 viteve në opozitë asnjë nga anëtarët e PD nuk foli, por tashmë janë kthyer kundër Bashës, ndërsa Ristani i është kthyer duke i thënë se Marku është “komunist”, pasi nuk pranon garën brenda partisë.

Pjesë nga debati:

Marku: Basha nuk është kryetari im. Nëse fiton zgjedhjet përballë Bardh Kadillit atëherë do e shikoni qëndrimin tim. Unë nuk do bëj si këta që 8 vite kanë heshtur dhe flasin tani.

Ristani: Unë kam folur edhe më përpara por ti ske qenë aty

Marku: Lulzim Basha ka 8 vite kryetar, s’kam dëgjuar ndonjë kritikë. Vetëm Arben Imami po, dhe Topalli me Patozin pasi ikën.

Ristani: Ka humbur 4 herë me radhë. Çfarë duhet të bëjë?

Marku: Ka të drejtë të japë dorëheqjen, ose të mos e bëjë.

Ristani: Ai as ngriva-shkrivën nuk e bëri kësaj radhe

Marku: Në vitin 2013 të gjithë nënkryetarët dhanë dorëheqjen, pse nuk e kërkojnë edhe tani, por i kërkojnë dorëheqjen vetëm Bashës.

Ristani: Ti s’pranon garën brenda partisë. Je komunist akoma


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *