Vendosni fjalën kyçe....

Meta nga samiti i Brdo-Brijunit: Kushtet e BE-së provë për funksionimin e institucioneve demokratike


Presidenti Ilir Meta ndodhet ditën e sotme në takimin e lartë të samitit të Brdo Brijunit ku marrin pjesë Presidentët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Meta shkruan se anëtarësimi në BE është përparësia më e lartë e Shqipërisë ndërsa kushtet e vendosura nga BE-ja janë provë për funksionimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit.

Më tej ai e quan Procesin e Brdo Brijunit si mbështetës për ambiciet e Shqipërisë për të filluar sa më shpejt negociatat.

Anëtarësimi në Bashkimin Europian vazhdon të jetë përparësia më e lartë e Shqipërisë dhe qëllimi ynë strategjik kombëtar. Kushtëzimi i vendosur nga BE është një provë e rëndësishme për funksionimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit.

Mbështetja e Procesit të Brdo-Brijunit për ambiciet e Shqipërisë për të filluar sa më shpejt të jetë e mundur negociatat, është një mesazh i fortë për të ardhmen strategjike dhe të pakthyeshme europiane të këtij rajoni”-shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *